Së paku 15 të vdekur nga zjarri në një shtëpi që përdorej si depo në Filipine - NACIONALE

Së paku 15 të vdekur nga zjarri në një shtëpi që përdorej si depo në Filipine

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 15 persona vdiqën nga një zjarr që shpërtheu në një shtëpi që përdorej si depo në Quezon të Filipineve të enjten, citohen të kenë thënë autoritetet lokale.

Marcelo Ragundiaz, komandant i zjarrfikësve në distriktin Barangay Tandang Sora, tha se fëmija i pronarit të shtëpisë, mosha e të cilit nuk u saktësua, është në mesin e të vdekurve.

Ragundiazi shtoi se të paktën tre persona arritën që të iknin nga flaka, përfshirë pronarin, raporton televizioni CNN.

Sipas tij, objekti ishte duke u shfrytëzuar si depo për printimin e mbishkrimeve në rroba të sipërme dhe se, me gjasë, zjarri kishte nisur në mes të ndërtesës, gjë që ua bëri të pamundur ikjen shumicës së personave që ndodheshin brenda saj.

Televizioni CNN nuk mund t’i vërtetojë hollësitë e incidentit në mënyrë të pavarur, sepse nuk ka marrë përgjigje nga thirrjet drejtuar Byrosë për Mbrojtje nga Zjarri, zjarrfikësit dhe autoritetet lokale në Quezon.

Qeveria lokale në Quezon do të hetojë nëse pronari i ndërtesës i kishte shkelur kodet e ndërtimit dhe masat kundër zjarrit dhe nëse kishte leje për ta përdorur pronën si ndërtesë komerciale, raportoi dega e televizionit CNN në Filipine.

Lajme të ngjashme