Rusia sulmon një qendër trajnimi, tre ushtarë ukrainas vriten e 18 lëndohen - NACIONALE

Rusia sulmon një qendër trajnimi, tre ushtarë ukrainas vriten e 18 lëndohen

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Një sulm raketor rus ndaj një njësie ukrainase të trajnimit të martën la të vrarë tre ushtarë e plagosi 18 të tjerë në rastin më të ri të një vargu sulmesh të ngjashme ndaj qendrave të trajnimit, thanë forcat tokësore ukrainase.

“Sot, më 29 korrik, armiku kreu një sulm raketor ndaj territorit të njërës prej njësiteve trajnuese të Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës” – thanë Forcat Tokësore në një deklaratë të publikuar në rrjetin “Telegram”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Pavarësisht nga masat e ndërmarra të sigurisë, fatkeqësisht nuk ishte e mundshme që të shmangeshin plotësisht humbjet në mesin e personelit. Deri në orën 21:30, duhet se janë tre ushtarë të vdekur e 18 të plagosur” – thuhet më tej.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se njësitet e saj kryen sulme me raketa “Iskander” ndaj një kampi trajnimi të Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin Chernihiv, raportuan agjencitë ruse.

Agjencia “Reuters” nuk mundi t’i vërtetonte në mënyrë të pavarur raportimet ukrainase dhe ruse.

Në raportin e Ukrainës nuk u tregua se ku kishte ndodhur sulmi, por blogerët ushtarakë lanë të kuptohej se rasti kishte ndodhur afër kufirit verior të vendit, në rajonin Chernihiv.

Në deklaratë e ushtrisë thuhet se një komision do ta hetojë incidentin dhe nëse përcaktohet se vdekjet ose lëndimet “janë shkaktuar nga veprimet ose mosveprimi i zyrtarëve, ata që gjenden fajtorë do të mbahen përgjegjës”.

Më tej, në deklaratë thuhet se do të merren masa shtesë të sigurisë për t’i mbrojtur ushtarët nga sulmet me raketa dhe mjetë të tjera ndaj qendrave të trajnimit.

Nga një sulm rus ndaj një qendre trajnimi në pjesën qendrore të Ukrainës në qershor la të vrarë 12 ushtarë e plagosi dhjetëra të tjerë. Incidenti ndikoi që komandanti i forcave tokësore ukrainase ta dorëzonte dorëheqjen dhe ai u emërua në një post tjetër./Nacionale

Lajme të ngjashme