"Rusia do të jetë e lirë": Vullnetarët rusë sabotojnë luftën, kthehen ta luftojnë Putinin - NACIONALE

"Rusia do të jetë e lirë": Vullnetarët rusë sabotojnë luftën, kthehen ta luftojnë Putinin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Situata në rajonin e Belgorodit të Rusisë "mbetet jashtëzakonisht e tensionuar" të hënën pas një sulmi nga ai që Rusia e quajti një grup sabotatorësh që kaluan në territorin e saj nga Ukraina, tha guvernatori i rajonit.

Media shtetërore TASS citoi zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov të thoshte se forcat ruse po punonin për të larguar "grupin e sabotimit dhe zbulimit" që kishte hyrë në rajonin e Belgorodit që kufizohet me Ukrainën, shkruan CNN.

Legjioni i Lirisë për Rusinë – një grup që ka marrë përgjegjësinë për një inkursion të dukshëm brenda territorit rus – ka një ambicie. Inicuesi i kësaj i njohur si "Cezari", përmes një video-incizimi, përpara se të bashkohej me një bastisje ndërkufitare në atdheun e tij tha se "Rusia do të jetë e lirë".

Pamjet janë të fundit, por nga videot është e vështirë të thuhet me siguri se cila është sekuenca e saktë e ngjarjeve.

Kievi tha se ata që qëndronin pas incidentit në vazhdim ishin nga grupet e quajtura Legjioni i Lirisë së Rusisë dhe Korpusi Vullnetar Rus (RVC).

Grupi numëron disa qindra vullnetarë rusë të guximshëm dhe të ngurtësuar nga beteja që luftojnë njerëzit e tyre si pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës. Cezari është një ish-mësues, një baba dhe ka një grua që jeton në Kiev.

Ai i tha CNN vitin e kaluar se i kishte kushtuar jetën përmbysjes së presidentit rus Vladimir Putin dhe marshimit në Sheshin e Kuq dhe vetë Kremlinin.

Lajme të ngjashme