Reshje të vazhdueshme të shiut në Gjermani, banorëve u kërkohet të jenë të kujdesshëm
Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në shtetet jugore të Bavarisë dhe Baden-Württemberg në Gjermani, pasi që janë përmbytur, duke shkaktuar plasje digash nga reshjet e dendura të shiut.
Banorëve në shtetet e Gjermanisë jugore u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, madje disa prej tyre janë evakuuar, mes stuhive të vazhdueshme.
Në Augsburg gjithashtu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit.
Euronews ka raportuar se niveli i ujit pritet të vazhdojë të rritet ndjeshëm në orët në vijim.
Prej ku raportohet se komunitetet e Fischach dhe Langenneufnach do të preken veçanërisht.
