Raportohet për katër të vrarë nga sulmet ruse në Dnipropetrovsk të Ukrainës
Sulmet ruse lanë të vrarë katër civilë të mërkurën në pjesë të ndryshme të rajonit juglindor ukrainas, Dnipropetrovsk, tha guvernatori rajonal, Oleksandr Ganzha.
Duke shkruar në rrjetin “Telegram”, Ganzha tha se sulmet ndodhën në tri lokalitete të vogla afër qytezës Synelnykove, në lindje të qendrës rajonale, Dnipro, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Në një sulm, një burrë u vra dhe bashkëshortja e tij u plagos.
Në një lokalitet tjetër, një çift dhe biri i tyre 45-vjeçar u vranë dhe një burrë tjetër u plagos.
Në një fshat tjetër, një grua raportohet se pësoi lëndime.
Më herët u raportua se gjatë natës së kaluar, tre fëmijë dhe babai i tyre u vranë nga një sulm rus me dronë në rajonin e Kharkivit.