Putin me fjalë të rrezikshme: Në kushtet e sotme, s’kishim se si t’i injoronim kapacitetet nukleare - NACIONALE

Putin me fjalë të rrezikshme: Në kushtet e sotme, s’kishim se si t’i injoronim kapacitetet nukleare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë që Rusia nuk ka pasur zgjedhje tjetër pos të merrte në konsideratë kapacitetet nukleare të Nato-s pasi që aleanca ushtarake e udhëhequr nga ShBA-ja po mësynte të mposhte Rusinë.

“Në kushtet e sotme, kur të gjitha shtetet kryesore të Nato-s e kanë treguar qëllimin e tyre kryesor që është mposhtja jonë strategjike, në mënyrë që populli ynë të vuajë siç thonë ata, atëherë si mund t’i injorojmë kapacitetet nukleare në këto kushte?” – u shpreh z. Putin për Rossiya 1.

Perëndimi, pretendoi Putin, dëshiron ta likuidojë Rusinë.

“Ata e kanë një qëllim: ta shpërbëjnë ish Bashkimin Sovietik dhe pjesët fondamentale të tij – Federatën e Rusisë,” – tha Putin, sipas Tass, raporton The Guardian.

Siç u shpreh presidenti rus, perëndimi ishte bashkëpunëtor indirekt në “krimet” e kryera nga Ukraina.

Lajme të ngjashme