Putin ka “vrarë dy herë më shumë civilë në Mariupol sesa Hitleri” - NACIONALE

Putin ka “vrarë dy herë më shumë civilë në Mariupol sesa Hitleri”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Putini është akuzuar se është përgjegjës për dy herë më shumë vdekje në qytetin e rrethuar të Mariupolit sesa gjatë kohës së Hitlerit.

Gjatë përpjekjeve për ikje nga qyteti rreth 21 mijë civilë janë vrarë nga bombardimet e pamëshirshme të trupave ruse.

Kryetari i Mariupolit, Vadym Boychenko, ka paralajmëruar se mijëra civilë të tjerë të pafajshëm të qytetit mund të vdisnin brenda disa javësh pasi trupat në dekompozim mund të helmojnë furnizimet me ujë.

Lideri ukrainas e krahasoi Putinin me Adolf Hitlerin, duke thënë se në fakt Putin është me i keq se diktatori nazist dhe ka më shumë gjak në duart e tij nga vrasjet në Mariupol.

Ai tha për ineës: “E keqja e krijuar nga Rusia në Mariupol është edhe më e keqe se Gjermania naziste. Në Luftën e Dytë Botërore, në një pushtim dy vjeçar në Mariupol janë vrarë 10 mijë njerëz. Ndërsa tani në dy muaj të kësaj lufte gjakderdhëse, Rusia ka vrarë më shumë se 20 mijë persona.”

Ai shtoi se “Putini është një e keqe më e madhe se Hitleri dhe ne duhet ta ndalojmë atë."

Regjimi nazist i Hitlerit solli vdekjen e rreth gjashtë milionë hebrenjve në Holokaust.

Në mes të mizorive të panumërta, në atë kohë në Ukrainë ishin ngritur rreth 160 kampe përqendrimi dhe brenda tyre vdiqën më shumë se 1.3 milionë të burgosur.

Lajme të ngjashme