Prokurorët kërkojnë që Sarkozy të lirohet nga burgu, por të mbetet nën mbikëqyrje - NACIONALE

Prokurorët kërkojnë që Sarkozy të lirohet nga burgu, por të mbetet nën mbikëqyrje

3 javë më parë

nga NACIONALE

Zyra e prokurorit publik në Francë duket se është në favor të lirimit të ish-presidentit Nicolas Sarkozy nga burgu dhe pro vendosjes së mbikëqyrjes juridike përmes mjeteve të tjera.

Përpos kësaj mase, ish-presidentit gjithashtu do t’i ndalohej kontakti me këdo që është i përfshirë në rastin e Libisë, raportojnë mediat franceze, transmeton gazeta "The Guardian".

Gjatë seancës dëgjimore, Sarkozy gjithashtu u pyet për aktivitetet e tij profesionale dhe udhëtimet, gjë që mund të sugjerojë se ato mund të jenë pjesë e urdhrit të gjykatës.

Në argumentet përmbyllëse, ish-presidenti raportohet se është ankuar për jetën në burg, duke thënë se ajo është “e vështirë, shumë e vështirë”, ose “madje të them rraskapitëse”, duke këmbëngulur se është i pafajshëm.

“Kurrë nuk do të rrëfehem për diçka që nuk e kam bërë” – tha më tej Sarkozy, duke shtuar se po e vazhdon luftën e tij “që e vërteta të ngadhënjejë”.

Në seancën që po mbahet në Gjykatën e Apelit në Paris ka shkuar edhe bashkëshortja e Sarkozyt, Carla Bruni. I pranishëm, natyrisht, është edhe avokati i ish-presidentit, Chritophe Ingrain.

Lajme të ngjashme