Policia indiane "akuzon" minjtë, për ngrënien e 500 kilogramëve kanabisi të sekuestruar - NACIONALE

Policia indiane "akuzon" minjtë, për ngrënien e 500 kilogramëve kanabisi të sekuestruar

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Minjtë në Indinë veriore janë akuzuar se kanë ngrënë qindra kilogramë kanabis të sekuestruar nga tregtarët e drogës dhe të ruajtura në magazinat e policisë.

Pasi policia nuk ishte në gjendje të siguronte pothuajse 200 kilogramë kanabis të konfiskuar që supozohej të përdorej si provë në një rast të fundit, një gjykatë në qytetin Mathura, Uttar Pradhësh, ka thënë se “minjtë janë kafshë të vogla dhe nuk kanë frikë nga policia.”

Dokumentet e gjykatës thanë se policisë i ishte kërkuar të siguronte 386 kilogramë kanabis, por prokuroria kishte njoftuar gjykatën se më shumë se 700 kilogramë marijuanë të ruajtura në stacione të ndryshme në të gjithë qytetin, mund të ndikoheshin nga infektimi i minjve. Dhe kjo - gjoja - nuk ishte hera e parë që minjtë kishin sulmuar.

Gjykatësi që merrej me çështjen, ka cituar policinë e Mathura-s, që fajësonte brejtësit për asgjësimin e një totali prej më shumë se 500 kilogramësh kanabis që ishin sekuestruar në raste të ndryshme dhe po ruheshin në Stacionin e Policisë Shergarh dhe Highway të qytetit.

Më pas, gjykata kishte përcaktuar udhëzime për policinë për të nxjerrë në ankand ose asgjësuar kanabisin.

“Ka një kërcënim miu pothuajse në të gjitha komisariatet. Prandaj, duhet të merren masat e nevojshme për të mbrojtur kanabisin që është konfiskuar”, është thënë në dokumentin e gjykatës.

Lajme të ngjashme