Pas tërheqjes ruse, Ukraina nxjerr pamje të reja nga sulmi masiv në Ishullin e Gjarpërinjve
Duke u cilësuar si një hap prapa për trupat ruse dhe një turp për Putinin, para pak ditësh Rusia ka braktisur Ishullin e Gjarpërinjve.
Tërheqja ruse nga ishulli erdhi pas bombardimeve të vazhdueshme të forcave ukrainase drejtë pikës më strategjike në Detin e Zi.
Kujtojmë se, Rusia mori kontrollin e ishullit që në fillim të luftës, megjithatë një sulm masiv i nisur nga Ukraina javën e fundit kishte shkaktuar “humbje të konsiderushme” për ushtrinë ruse, duke detyruar edhe tërheqjen e tyre.