Njëri me pushkë, tjetri me thikë: Dalin pamje nga sulmi me shtatë të vrarë në Izrael - NACIONALE

Njëri me pushkë, tjetri me thikë: Dalin pamje nga sulmi me shtatë të vrarë në Izrael

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Shtatë persona u vranë dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi terrorist me të shtëna e therje në Jaffa të Izraelit të martën në mbrëmje, sipas policisë izraelite, në njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse viteve të fundit.

Dy sulmues, njëri prej të cilëve ishte i armatosur me armë të gjatë e tjetri me thikë, sulmuan civilë në linjën hekurudhore të Tel Avivit para se të dilnin dhe ta vazhdonin sulmin në këmbë, duke shtënë e duke therur njerëz në Rrugën e Jerusalemit në qytet, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Një oficer komunal i sigurisë dhe civilët e armatosur i qëlluan dhe i “neutralizuan” dy sulmuesit terroristë, shtoi policia izraelite.

Dy sulmuesit u identifikuan si Mehmed Khalaf Saher Rajab dhe Hassan Mohammed Hassan Tamimi, të dy banorë palestinezë nga Hebroni, në Bregun Perëndimor.

Lajme të ngjashme