Ndërprerje e gjerë e rrymës në Ukrainë pas sulmeve ruse ndaj energjisë - NACIONALE

Ndërprerje e gjerë e rrymës në Ukrainë pas sulmeve ruse ndaj energjisë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Pjesë të mëdha të Ukrainës kanë po pësojnë ndërprerje të rrymës pas sulmeve ruse me raketa ndaj infrastrukturës së energjisë.

Furnizim me rrymë nuk ka në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, tha guvernatori rajonal, Oleg Synehubov.

Pesëmbëdhjetë shpërthime u raportuan në Kharkiv, ndërsa më shumë se 53 mijë amvisëri në Odesa nuk kishin rrymë, raporton televizioni BBC.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko, e akuzoi Rusinë se po mundohet që të provokojë “dështim të shkallës së lartë të sistemit energjetik të vendit”.

Ai shtoi se është këputur një linjë e rrymës me të cilën furnizohet centrali bërthamor në Zaporizhia.

Udhëheqësi rajonal, Ivan Fedorov, tha se centrali ishte “buzë errësirës së plotë”, duke shtuar se shtatë ndërtesa në rajon ishin shkatërruar, ndërsa 35 të tjera ishin dëmtuar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia kishte hedhur më shumë se 60 dronë “Shahed” dhe rreth 90 raketa në Ukrainë gjatë valës së sulmeve të natës.

Raportohet për të paktën dy persona të vrarë e 14 të tjerë të lënduar.

Vala e re e sulmeve erdhi një ditë pas njërit prej sulmeve më të mëdha ajrore ndaj kryeqytetit Kiev. Të paktën 17 persona, përfshirë një fëmijë, u lënduan nga rënia e copëza të rrëzuara nga mbrojtja ajrore.

Sulmet e reja e nxitën presidentin Zelensky që ta përsëriste thirrjen e tij që vendi të furnizohet me më shumë ndihma ushtarake dhe sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore nga aleatët perëndimorë.

Lajme të ngjashme