Navalny i Rusisë flet për akuza të reja ndaj tij, thotë se burgimi mund t’i zgjatet përtej vitit 2050 - NACIONALE

Navalny i Rusisë flet për akuza të reja ndaj tij, thotë se burgimi mund t’i zgjatet përtej vitit 2050

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, ka thënë se ai është duke u hetuar me akuza për terrorizëm të cilat mund të burgosin përtej vitit 2050.

Duke folur përmes një video-lidhjeje nga kolonia e tij penale, Navalny ka cilësuar çështjen e re të ngritur kundër tij si "absurde".

Kujtojmë se aktualisht ai është i dënuar me 11 vjet e gjysmë burg për një sërë akuzash, për të cilat mbështetësit e tij thonë se janë të sajuara.

Dihet se që nga pushtimi i Ukrainës vitin e kaluar, Rusia ka intensifikuar goditjen ndaj kritikëve të saj në vend, me shumë që kanë ikur në mërgim ose që ndodhen pas hekurave.

Navalny duke folur në gjykatë të mërkurën ka thënë se ndaj tij është hapur një çështje e re penale e cila do ta gjykojë atë nga një gjykatë ushtarake për akuzat "terrorizëm".

Sipas BBC-së, ai ka thënë se çështja kishte të bënte me akuzat për krijimin e një grupi ekstremist, nxitje të urrejtjes kundër zyrtarëve shtetërorë dhe thirrje për protesta të paautorizuara.

“Ata kanë ngritur akuza absurde kundër meje, sipas të cilave unë përballem me 35 vjet,”- ështe shprehur kritiku i Kremlinit, i cili ndodhet në burg që nga viti 2021, pas kthimit në Rusi nga Gjermania ku po shërohej nga një sulm që i ishte bërë me agjent nervor në Siberi.

Ndërkohë lidhur me çështjen e re për të cilën flet Navalny, ende nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga autoritetet ruse.

Paraqitja e fundit e Navalny në gjykatë ishte pjesë e një seance paragjyqësore lidhur me sasinë e kohës që autoritetet po i japin atij për t'u njohur me dosjet e çështjes. Ai do të rishfaqet në gjykatë javën e ardhshme.

Afati i tij aktual i burgut përfundon në vitin 2031, por sipas projektit hetimor Agentstvo, duke cituar avokatë, nëse atij i jepet dënimi maksimal në të gjitha rastet e hapura kundër tij, ai do të qëndrojë pas hekurave përtej vitit 2050.

Lajme të ngjashme