Mbi 10 mijë fermerë holandezë protestojnë në Hagë - NACIONALE

Mbi 10 mijë fermerë holandezë protestojnë në Hagë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mijëra fermerë dhe demonstrues anti-establishment kanë protestuar të shtunën në Hagë kundër planeve të qeverisë për të ulur emetimet e nitrateve. Në të njëjtën kohë, edhe aktivistët e klimës kanë bllokuar një rrugë kryesore të qytetit.

Bëhet e ditur se në protesta kanë marrë pjesë më shumë se 10 mijë fermerë holandezë, në prag të zgjedhjeve provinciale të 15 marsit, të cilat do të zgjedhin në mënyrë indirekte anëtarët e dhomës së lartë të parlamentit kombëtar dhe mund të kenë një efekt në propozimet për reduktimin e ndotjes me nitrate.

Duke përmendur shqetësime të sigurisë, nga policia është bërë e ditur se janë ndaluar një numër i madh i traktorëve që ishin nisur për në demonstratën e fermerëve, përveç dy traktorëve "simbolikë".

Sipas Deutche Welle, gjatë protestës paqësore të organizuar nga grupi i Forcave të Mbrojtjes së Fermerëve, protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta ku shkruhej "Jo fermerë, pa ushqim" dhe, "Nuk ka 'problem' me azotin".

Bëhet e ditur se shumë nga ata kanë valëvitur edhe flamuj holandezë me kokë poshtë, të cilët janë bërë sinonim i protestave të fermerëve, si dhe balona me logon e partisë së ekstremit të djathtë Forumi për Demokraci (FVD).

Lajme të ngjashme