Lavrov akuzon Britaninë dhe BE-në: Po nxisin SHBA-të të heqin dorë nga rruga diplomatike me Rusinë - NACIONALE

Lavrov akuzon Britaninë dhe BE-në: Po nxisin SHBA-të të heqin dorë nga rruga diplomatike me Rusinë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka akuzuar BE-në dhe Britaninë e Madhe se po e nxisin ShBA-në për të hequr dorë nga bisedimet me Rusinë.

Ai ka bërë me dije se Brukseli dhe Londra po përpiqen të bindin Uashingtonin të braktisë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

“Për aq sa dimë, Brukseli dhe Londra po përpiqen ta bindin Uashingtonin që të heqë dorë nga rruga politike dhe të bëhet pjesë e ‘partisë së luftës’’”, ka deklaruar Lavrov.

Në një intervistë për agjencinë ruse RIA Novosti, shefi i diplomacisë ka thënë se SHBA nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje për zgjatjen e marrëveshjes bërthamore Neë START.

“Rusia do të përgjigjet bazuar në parimin e reciprocitetit ndaj çdo akti banditizmi,” theksoi ai, duke e cilësuar konfiskimin e fondeve si “të paligjshëm dhe pa bazë juridike ndërkombëtare”./Top Chanel/

Lajme të ngjashme