Katz: Hamasi të çarmatoset e t’i lirojë pengjet ose Gaza do të shkatërrohet - NACIONALE

Katz: Hamasi të çarmatoset e t’i lirojë pengjet ose Gaza do të shkatërrohet

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Përderisa ushtria izraelite e filloi ofensivën e re tokësore në Qytetin Gaza, ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se nëse Hamasi nuk i liron pengjet dhe nëse nuk çarmatoset, enklava do të shkatërrohet.

“Nga Hamasi na duhen vetëm dy gjëra dhe ai nuk do t’i japë ato në mënyrë vullnetare” t’i lirojë të gjitha pengjet dhe të çarmatoset. Forca e madhe e sulmit këtu… po e mposht drejtpërdrejt Hamasin dhe ajo gjithmonë krijon një levë më të madhe për lirimin e pengjeve” – tha Katzi gjatë një vizite në komandën e Divizionit 162, forcat e të cilit janë duke operuar aktualisht në Qytetin Gaza.

“Ne duam që ta marrim kontrollin e Qytetit Gaza, sepse sot ai është simboli kryesor qeverisës i Hamasit. Sot, nëse Gaza bie… ata do të bien” – shtoi ministri izraelit, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Më tej, Katzi tha se “vëllezërit vrasës të Sinwar-it”, Yahya dhe Muhammad, të cilët e udhëhoqën Hamasin në Gaza para se të vriteshin nga Izraeli, “e shkatërruan Gazën dhe nëse Izz al-Din Haddad vazhdon kështu, ai do ta shkatërrojë Gazën”, duke iu referuar udhëheqësit të ri ushtarak të Hamasit në Gaza.

“Ata do ta paguajnë çmimin dhe Gaza do të shkatërrohet” – paralajmëroi ministri izraelit.

Lajme të ngjashme