Izraeli shpëton katër pengje në Gaza, u kidnapuan nga Hamasi në festivalin e muzikës
Mediumi i njohur britanik “BBC” raporton në lidhje me një ngjarje në Gaza, ku ka intervenuar ushtria e Izraelit për t’i liruar disa pengje izraelite që po mbahen atje. Këto pengje ishin kidnapuar në festivalin e muzikës.
Katër pengje izraelite të rrëmbyer nga Hamasi nga festivali muzikor Nova, gjatë sulmeve të 7 tetorit, janë shpëtuar në një bastisje të ditës në thellësi të Gazës qendrore.
Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21, Andrei Kozlov, 27 dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç, u liruan gjatë një "misioni kompleks dhe me rrezik të lartë" nga dy ndërtesa të veçanta në zonën e Nuseirat, deklaruan nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Pengët e liruar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në Qendrën Mjekësore “Sheba” Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme mjekësore, shtoi IDF.