Dy të vrarë e 14 të plagosur nga të shtënat në një klub homoseksualësh në Oslo - NACIONALE

Dy të vrarë e 14 të plagosur nga të shtënat në një klub homoseksualësh në Oslo

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 14 të tjerë janë lënduar, disa prej tyre seriozisht, nga të shtënat në një klub nate dhe në rrugët afër tij në qendër të kryeqytetit norvegjez, Oslo, tha policia lokale.

Të shtënat ndodhën rreth orës 1 pas mesnatës në tri vende. Një person i dyshuar është arrestuar dhe dy armë janë konfiskuar nga policia.

Policia beson se i dyshuari ishte personi i vetëm i përfshirë në të shtëna. Nuk është thënë ndonjë gjë për motivin e mundshëm të sulmuesit.

“Pashë një burrë duke arritur me një çantë, ai kapi një pushkë dhe filloi të qëllonte”, tha Olav Roenneberg, gazetar i televizionit publik norvegjez.

Një grua i tha gazetës “Verdens Gang” se sulmuesi i mori në shenjë me kujdes caqet e tij. “Kur mora vesh se ishte diçka serioze, vrapova. Në dysheme ishte një burrë që nuk lëvizte, i mbuluar me gjak”, tha ajo.

Një burrë i tha kësaj gazete se ka parë shumë njerëz në tokë me plagë në kokë.

Të shtunën, në Oslo do të mbahet “Parada e Krenarisë”, marsh që organizohet për ta përkrahur komunitetin LGBT./Nacionale

Lajme të ngjashme