Britaniku Starmer thotë se ai, Macroni dhe Carney janë të tmerruar nga situata në Gaza - NACIONALE

Britaniku Starmer thotë se ai, Macroni dhe Carney janë të tmerruar nga situata në Gaza

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, tha të martën se ai, bashkë me udhëheqësit e Francës dhe Kanadasë, janë të tmerruar nga përshkallëzimi ushtarak në Gaza, duke i përsëritur thirrjet për armëpushim.

“Dua të them publikisht sot se ne jemi të tmerruar nga përshkallëzimi nga Izraeli” – tha Starmer para deputetëve britanikë, pasi lëshoi një deklaratë të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin kanadez, Mark Carney, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ne e përsërisim kërkesën tonë për armëpushim si mënyra e vetme për t’i liruar pengjet. E përsërisim kundërshtimin tonë ndaj vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe e përsërisim kërkesën tonë që të shtohet në mënyrë masive asistenca humanitare në Gaza” – shtoi ai.

Kryeministri britanik më tej tha se sekretari i Jashtëm, David Lammy, do ta paraqesë “reagimin në hollësi” të Britanisë të martën më vonë.

“Ne duhet ta bashkërendojmë reagimin tonë, sepse kjo luftë ka vazhduar tepër gjatë” – tha laburisti Starmer.

Më herët u raportua se Britania, Franca dhe Kanadaja e kanë paralajmëruar Izraelin për masa, nëse nuk e ndërpret ofensivën e re ushtarake në Gaza.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha më vonë se Izraeli ka dhënë leje për futjen e 100 kamionëve me ndihma humanitare në Gaza të martën, shumëfish më shumë se të hënën.

Lajme të ngjashme