Arrestohet një shqiptar në Nju Jork, po planifikonte sulm terrorist në ditën e Shën Patrikut - NACIONALE

Arrestohet një shqiptar në Nju Jork, po planifikonte sulm terrorist në ditën e Shën Patrikut

1 javë më parë

nga NACIONALE

Autoritetet në Nju Jork kanë njoftuar për arrestimin e një burri 32-vjeçar shqiptar, për të cilin kanë thënë se ishte mbështetës i esktremizmit radikal islam.

Sipas New York Post, Ridon Kola u ka dërguar mesazh policisë së Yonkers, duke thënë se do të vrasë policët dhe kryetarin e qytetit.

“Unë do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri. . . Allahu Ekberr,”- raportohet se ka qenë mesazhi i tij për policinë.

Megjithëse Kola nuk ka kërcënuar drejtpërdrejt paradën e Ditës së Shën Patrikut, rruga McLean Avenue e përmendur nga ai në mesazh, është rruga ku ishte planifikuar të organizohet ngjarja e qytetit të Ditës së Shën Patrikut, dhe kjo i ka shtyrë zyrtarët që ta arrestojnë me shpejtësi, nga frika se mund të bëjë ndonjë sulm.

Sipas Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, Damian Williams, Kola është arrestuar nën akuzën për komunikim kërcënues ndër shtetëror.

Raportohet gjithashtu se Kola kishte postuar shumë herë në internet përmbajtje shqetësuese për “xhihad” ose “luftë kundër jomyslimanëve”, si dhe kishte shprehur mbështetje për ekstremistët nga Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme