Aleatja franceze e Putinit, Le Pen kundër dërgimit të më shumë armëve në Ukrainë - NACIONALE

Aleatja franceze e Putinit, Le Pen kundër dërgimit të më shumë armëve në Ukrainë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidatja presidenciale franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, paralajmëroi të mërkurën kundër dërgimit të më shumë armëve në Ukrainë dhe bëri thirrje për një afrim midis NATO-s dhe Rusisë sapo të përfundojë lufta e Moskës në Ukrainë.

Le Pen, një nacionaliste e hapur që ka lidhje të gjata me Rusinë dhe ka mbështetur Vladimir Putin në të kaluarën, konfirmoi gjithashtu se nëse rrëzon presidentin Emmanuel Macron në balotazhin presidencial të Francës më 24 prill, ajo do ta tërheqë Francën nga komanda ushtarake e NATO-s dhe mbështetjen franceze për Bashkimin Evropian.

Macron, një centrist pro-BE, po përballet me një luftë më të vështirë se sa pritej për të qëndruar në pushtet, pjesërisht sepse ndikimi ekonomik i luftës është duke goditur më së shumti familjet e varfra. Ndërkohë, partnerët evropianë të Francës janë të shqetësuar se një presidencë e mundshme e Le Pen mund të dëmtojë unitetin perëndimor pasi ShBA dhe Evropa kërkojnë të mbështesin Ukrainën dhe t'i japin fund luftës shkatërruese të Rusisë ndaj saj.

E pyetur për ndihmën ushtarake për Ukrainën, Le Pen tha se ajo do të vazhdojë mbështetjen e mbrojtjes dhe inteligjencës, duke shtuar se do të jetë e më e rezeveruar për dërgesat e armëve në Ukrainë.

“(Por) unë jam më e rezervuar për dërgesat direkte të armëve. Pse? Sepse… linja është e hollë midis ndihmës dhe e të bërit bashkëluftëtare,” tha liderja e ekstremit të djathtë, duke përmendur shqetësimet për një “përshkallëzim të këtij konflikti që mund të sjellë një numër të tërë vendesh në një angazhim ushtarak”.

Lajme të ngjashme