Zelensky mirpret vendimin e BE-së për statusin e kandidatit: Moment historik dhe unik - NACIONALE

Zelensky mirpret vendimin e BE-së për statusin e kandidatit: Moment historik dhe unik

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Në një vendim historik që hap derën për anëtarësim në BE, liderët evropianë i kanë dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për në BE.

Në një takim të mbajtur në Bruksel, udhëheqësit e BE-së miratuan statusin e kandidatit për Ukrainën, gati katër muaj pasi presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, nisi aplikimin e vendit të tij për t'u bashkuar me bllokun. Statusi i vendit kandidat iu dha edhe Moldavisë.

Vendimi i BE-së, është përshëndetur menjëherë nga Zelensky, i cili e quajti “një moment unik dhe historik”, në marrdhëniet me bllokun 27-anëtarësh.

“E ardhmja e Ukrainës është në BE,” shkroi presidenti ukrainas në Twitter, pas vendimit të BE-se.

Kalimi nga aplikanti në kandidat zakonisht zgjat me vite, por BE-ja e ka përshpejtuar në mënyrë dramatike procesin e Ukrainës, mes zemërimit mbi brutalitetin e sulmit të paprovokuar rus dhe për të treguar solidaritet me vendin e pushtuar.

Lajme të ngjashme