Ushtari i parë rus do të dalë në gjyq për vdekjen e një ukrainasi - NACIONALE

Ushtari i parë rus do të dalë në gjyq për vdekjen e një ukrainasi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas një deklarate të publikuar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, është njoftuar për ushtarin e parë rus që do të dalë në gjyq për vdekjen e një 62-vjeçari në rajonin Sumy.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se ka ngritur një aktakuzë kundër Vadim Shishimarin, komandant i njësisë ushtarake 32010 të Divizionit të 4-të të Tankeve Kantemirov të rajonit të Moskës.

Sipas CNN, hetimi pretendon se 21-vjeçari rus vrau një banor 62-vjeçar të paarmatosur, i cili po ngiste një biçikletë përgjatë rrugës në fshatin Chupakhivka në rajonin e Sumy më 28 shkurt.

Sipas deklaratës, forcat ruse kanë hyrë në fshat me një makinë të vjedhur me rrota të shpuara. Ndërsa, gjatë rrugës, ata panë një burrë që kthehej në shtëpi dhe po fliste në telefon.

Një nga rusët kishte urdhëruar një rreshter të vriste një civil në mënyrë që ai të mos i raportonte ushtrisë ukrainas.

Prokurorët pretendojnë se Shishimarin ka qëlluar disa herë me kallashnikov nga dritarja e makinës në kokën e banorit.

"Shishimarin është aktualisht në paraburgim. Prokurorët dhe hetuesit e SBU kanë mbledhur prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij në shkeljen e ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kombinuara me vrasje me paramendim (Pjesa 2 e nenit 438 të Kodit Penal të Ukrainës). Ai përballet me 10 deri 15 vjet burg ose burgim të përjetshëm”, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova në një deklaratë në Facebook.

Lajme të ngjashme