Ukraina thotë se është goditur me gati 50 raketa ruse gjatë natës - NACIONALE

Ukraina thotë se është goditur me gati 50 raketa ruse gjatë natës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka pretenduar se 48 raketa ruse e kanë goditur Ukrainën natën e kaluar.

Në një postim në Twitter, ai tha se këto sulme ishin “ekskluzivisht ndaj caqeve civile” dhe e akuzoi Rusinë se po mundohet që ta frikësojë Ukrainën.

Raportohet se edhe në qytetet lindore, Lysychanks dhe Severodonetsk, ka pasur sulme me artileri dhe sulme nga ajri.

Edhe zyrtarët lokalë në veri dhe në perëndim të Ukrainës kanë raportuar për disa sulme me raketa ndaj objekteve ushtarake të shtunën.

Gjashtë raketa u hodhën nga Deti i Zi në drejtim të bazës ushtarake në Yavoriv, në Lviv, sipas guvernatorit rajonal, Maxim Kozytskyi. Katër prej tyre e goditën bazën, ndërsa dy u penguan dhe u shkatërruan.

Në rajonin Zhytomyr, në veri të Ukrainës, të paktën një ushtar është vrarë nga sulmet në një objekt ushtarak.

“Gati 30 raketa janë hedhur drejt një objekti infrastrukturor ushtarak shumë afër qytetit Zhytomyr”, tha Vitaliy Bunchenko, duke shtuar se rreth 10 raketa janë penguar dhe janë shkatërruar.

Në Chernihiv, qytet në veri të Ukrainës, guvernatori Vyacheslav Chaus tha se qyteza Desna është ballafaquar me sulme masive ajrore. Ai nuk tregoi se çfarë është goditur, por tha se nuk ka pasoja në njerëz./Nacionale

Lajme të ngjashme