Trupat ukrainase do të duhet të largohen nga Severodonetsku, thotë guvernatori - NACIONALE

Trupat ukrainase do të duhet të largohen nga Severodonetsku, thotë guvernatori

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trupat ukrainase, që po e mbrojnë qytetin kyç, Severodonetsk, do të duhet të tërhiqen, tha të premten guvernatori rajonal i Luhanskut.

“Mbetja në pozicione të bëra copë-copë për shumë muaj vetëm sa për të qëndruar atje nuk ka kuptim”, tha Haidai për televizionin ukrainas.

“Fatkeqësisht, ne do të duhet që ta largojmë ushtrinë tonë nga Severodonetsku, sepse qëndrimi në pozicione të thyera nuk ka kuptim – numri i të vdekurve është duke u rritur”, shtoi ai.

Sipas Haidait, 90 për qind e shtëpive në Severodonetsk janë dëmtuar ose shkatërruar./Nacionale

Lajme të ngjashme