Rusia do ta furnizojë Bjellorusinë me raketa me aftësi bërthamore - NACIONALE

Rusia do ta furnizojë Bjellorusinë me raketa me aftësi bërthamore

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia do të transferojë në Bjellorusi, sisteme raketore me aftësi bërthamore Iskander-M.

Sipas Kremlinit, Putin i ka thënë presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko se sistemet e raketave "mund të përdorin si raketa balistike ashtu edhe ato të lundrimit, si në versione konvencionale ashtu edhe ato bërthamore".

Kujtojmë se, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt pjesërisht nga territori bjellorus, i cili kufizohet me vendin në veri. Ndërsa, sipas informacioneve të mbledhura nga aeroplanët e vëzhgimit të NATO-s, gjatë gjithë luftës, Moska e ka përdorur Minskun si një bazë satelitore, duke realizuar nga atje edhe shumë operacione ajrore në Ukrainë.

Në një transkript të takimit, thuhet se fillimisht Lukashenko i ka shprehur Putinit "stresin" e tij për ato që ai pretendonte se janë fluturime nga avionët e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, afër kufirit të Bjellorusisë.

Lajme të ngjashme