Rusia dhe Siria bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta të sulmeve ajrore
Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, forcat ajrore ruse dhe siriane kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta simuluese të sulmeve ajrore në të gjithë Sirinë.
Ministria e Mbrojtjes tha se në stërvitje morën pjesë avionët rusë Su-24m, Su-34 dhe Su-35. Ndërsa nga avionët sirianë përfshinin MIG-23ml dhe MIG-29.
Sipas Izvestia, stërvitjet e përbashkëta janë zhvilluar në tre baza ajrore siriane - fushat ajrore Khmeimim, Seikal dhe Dumayr jashtë Damaskut.
Kujtojmë se, forcat ruse kanë qenë të pranishme në Siri që nga viti 2015 kur ndihmuan të kthenin valën e një lufte civile në favor të presidentit Bashar al-Assad.