Rusët 'pushtojnë plotësisht' Severodonetskun, e zhvendosin fokusin në Lysychansk - NACIONALE

Rusët 'pushtojnë plotësisht' Severodonetskun, e zhvendosin fokusin në Lysychansk

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtria ruse ka "pushtuar plotësisht" qytetin kyç ukrainas të Severodonetsk pas disa javësh luftimesh, ka thënë kryebashkiaku i këtij qyteti, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin u zotua të dërgojë raketa me kapacitete bërthamore në Bjellorusi brenda disa muajsh.

Ndërsa lufta hyn në muajin e saj të pestë, pushtimi i Severodonetsk shënon një fitore të rëndësishme strategjike për Moskën, e cila po kërkon të fitojë kontrollin e plotë mbi lindjen e vendit pasi dështoi në objektivat e saj të mëhershme.

Qendra industriale ishte vendi i betejave me javë të tëra përpara se ushtria ukrainase të fillonte tërheqjen e forcave të saj të armatosura për të mbrojtur më mirë qytetin fqinj Lysychansk.

"Qyteti është pushtuar plotësisht nga rusët," tha kryebashkiaku Oleksandr Striuk.

Separatistët pro-Moskës thanë se trupat ruse dhe aleatët e tyre kishin hyrë në Lysychansk, i cili gjendet përballet me Severodonetsk përtej lumit Donets. Pushtimi i tij do t'i jepte Rusisë kontrollin e të gjithë rajonit të Luganskut të Donbasit.

Një vështrim mbi ndryshimin e kontrollit gjatë 2 javëve të fundit në zonën përreth Lysychans'k dhe Severodonetsk.

12 qershor --> 26 qershor.

Lajme të ngjashme