Qeveria e ardhshme sllovene finalizon marrëveshjen e koalicionit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Qeveria e ardhshme e majtë-liberale e udhëhequr nga ish-ekzekutivi i energjisë, Robert Golob, ka finalizuar marrëveshjen e koalicionit më pak se tre javë pas fitores historike të Golobit në zgjedhje dhe ka zbuluar shumicën e emrave në atë që do të jetë kabineti më i madh në historinë e Sllovenisë.

Qeveria e re, e udhëhequr nga Lëvizja liberale për Lirinë e Golobit dhe me socialdemokratët, dhe të majtën, do të ketë 19 ministri dhe një departament të udhëhequr nga një ministër pa portofol. Do të ketë gjithashtu një ristrukturim të plotë të qeverisë që reflekton prioritetet e përqendruara në tranzicionin e energjisë, kujdesin shëndetësor dhe solidaritetin ndër breza.

“Ne jemi të kënaqur me përfundimin e bisedimeve për koalicionin. Programi është harmonizuar dhe është gati për diskutim në komisionet programore të partnerëve të koalicionit”, ka thënë Golob, shkruan Euractiv.

Tanja Fajon, kryetarja e Social Demokratëve (SD) dhe eurodeputete që nga viti 2009, është emëruar për të udhëhequr ministrinë e jashtme, një post që ajo thuhet se e ka dëshiruar prej kohësh.

Udhëheqësi i majtë, Luka Mesec, do të jetë në krye të një ministrie të re me bazë solidaritetin, një departament të ri që do të mbulojë politikën e strehimit dhe kujdesin afatgjatë, çështje që janë kryesore në axhendën e partisë.

Të dy, Fajon dhe Mesec, do të shërbejnë si zëvendëskryeministra, një titull që do t'i jepet gjithashtu kirurgut të shquar ortopedik, Danijel Beshiq Loredan, i cili është planifikuar të jetë ministër i shëndetësisë.

Dy liderët e partive liberale që nuk kanë arritur në parlament, Alenka Bratushek dhe Marjan Sharec, të dy ish-kryeministra, do të marrin gjithashtu poste në kabinet, përkatësisht si ministra të infrastrukturës dhe mbrojtjes.

Lëvizja e pazakontë, e kritikuar ashpër nga qeveria në largim, është se Golobit do të konsolidojë krahun liberal të spektrit politik me synimin për të krijuar një bllok të fortë liberal që mund të sundojë për dy mandate, koha që ai thotë seështë e nevojshme për të kryer reformat që ai ka në mendje.

Disa ministra të propozuar janë të panjohur në skenën kombëtare, mirëpo në formacion ka disa emra që kanë luajtur role të spikatura në të kaluarën.

Një prej tyre është Tatjana Bobnar, një ish-komisare policie e cila u shkarkua kur qeveria aktuale mori detyrën. Ajo është kandidate për ministre të Brendshme. Ndërsa, Matjazh Han, një deputet veteran i Social Demokratëve, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të fuqishëm në skenën politike sllovene, është propozuar për të drejtuar ministrinë e ekonomisë.

Emrat e tjerë të ministrave pritet të publikohen në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme