Prishet koalicioni qeverisës në Izrael, ndërsa priten zgjedhjet Bennet do të ndërrojë vendet me Lapid

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Pasi koalicioni qeverisës i Izraelit erdhi në përfundim se nuk mund të mbijetojë më tej, vendi do të mbajë zgjedhjet e pesta të përgjithshme në më pak se katër vjet.

Ndërkohë që këto zgjedhje mund të zhvillohen në fund të tetorit, tani sipas një marrveshjeje ekzistuese, kryeministri Naftali Bennett do të ndërrojë vendet me zëvendëskryeministrin alternativ Yair Lapid.

Ndërkohë që, ish-kryeministri dhe lideri aktual i opozitës, Benjamin Netanyahu, është zotuar të kthehet në detyrë.

Njoftimi i së hënës vjen pas javësh spekulimesh se koalicioni - më i larmishëm në historinë e Izraelit - ishte në prag të kolapsit.

"Pasi përpjekjet për të stabilizuar koalicionin u shteruan - Kryeministri Naftali Bennett dhe zëvendëskryeministri Yair Lapid përfunduan një projekt-ligj që do të dorëzohet javën e ardhshme për miratim nga Knesset," tha Zyra e Kryeministrit në një deklaratë, duke shtuar se, "pasi të miratohet, rotacioni do të kryhet në mënyrë të rregullt.”

Javën e kaluar, Yamina MK Nir Orbach dha dorëheqjen nga koalicioni, duke thënë se kishte dështuar në misionin e tij kryesor "për të ngritur shpirtrat [izraelitët]", duke e lënë koalicionin me vetëm 59 vende.

Projektligji për shpërndarjen e Knesset do të shkojë në votim javën e ardhshme. E nëse kalon, siç pritet, Bennett do t'i hapë rrugën centristit Yair Lapid që të bëhet kryeministër i përkohshëm.

Kujtojmë se, të dy burrat formuan koalicionin pak më shumë se një vit më parë, pas një sërë zgjedhjesh jopërfundimtare, duke rrëzuar Netanyahun, udhëheqësin më jetëgjatë të Izraelit.

Koalicioni ishte bashkuar nga tetë parti nga i gjithë spektri politik, por vetëm nga dëshira për ta bërë të pamundur që Netanyahu të formojë një qeveri.

Netanyahu, i cili aktualisht është duke u gjykuar për akuzat për korrupsion, të cilat ai i mohon, u zotua të rrëzojë koalicionin sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa, javën e kaluar, rezultatet e një sondazhi të televizionit izraelit Channel 12 treguan se një bllok i udhëhequr nga Netanyahu do të fitonte shumicën e vendeve në zgjedhjet e reja.

Lajme të ngjashme