Pensionist dhe obez, ky është komandati i ri i Putinit që do të luftojë në Ukrainë - NACIONALE

Pensionist dhe obez, ky është komandati i ri i Putinit që do të luftojë në Ukrainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas një raundi spastrimesh të komandantëve të tij “më të mirë” në Ukrainë, Vladimir Putin duket se është në panik pasi ka thirrur për të marrë komandën e forcave një pensionist.

DailyMail shkruan se gjenerali Pavel, 67 vjeç, është thirrur nga jeta e tij e rehatshme në periferi të Moskës dhe i është thënë që të veshë uniformën e ushtrisë, e bërë posaçërisht për të dhe të shkojë në vijat e frontit të Ukrainës lindore.

Ai tani do të marrë drejtimin e forcave speciale ruse që veprojnë në rajon pasi ish-komandanti i njësisë është plagosur rëndë në një sulm artilerie.

Një veteran i pushtimit fatkeq të Bashkimit Sovjetik në Afganistan në vitet 1980 dhe një anëtar i forcave speciale të Rusisë, gjenerali Pavel që nga pensionimi nuk është kujdesur edhe aq për shëndetin e tij.

Sipas burimit, ai ha pesë vakte në ditë dhe pi të paktën 1 litër vodka. Ndërsa që nga kthimi në shërbim atij i janë dashur dy parzmore për mbrojtje.

Ndërkohë, një burim tjetër i lartë i inteligjencës ka thënë për Daily Star Sunday se:

“Shumica e komandantëve më të mirë të Putinit janë vrarë ose plagosur duke luftuar në Ukrainë, kështu që ai mundohet të dërgojë oficerë të rendit të dytë në front”. Ai shtoi se Putini është si një bos mafioz të cilin nuk mund ta refuzojë askush.

“Nëse një gjeneral në pension merr një mesazh nga Putini duke thënë se nëna Rusi ka nevojë për ju për të luftuar në Ukrainë, nuk mund të bëni shumë, duhet të pranoni”.

Ndërsa, pavarësisht se ditën e dijshme forcat ruse kanë pushtuar qytetin kyç të Severodonetsk, ka pasur raporte se Putini tani ka shkarkuar gjeneralin e tij numër një në Ukrainë, për shkak të ritmit të ngadalshëm të ushtrisë ruse për të aneksuar Donbasin.

Lajme të ngjashme