Papa Françesku nxit spekulime të reja për të ardhmen e Papatit të Kishës Katolike

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Papa Françesku ka nxitur spekulime për të ardhmen e Papatit të Kishës Katolike tij duke njoftuar se do të vizitonte qytetin qendror italian të L'Aquila në gusht për një festë që ishte iniciuar nga Papa Celestine V, një nga të paktët papë që dha dorëheqjen përpara se Papa Benedikti XVI të jepte dorëheqjen në 2013.

Mediat italiane dhe katolike kanë qenë të mbushura me spekulime se 85-vjeçari Françesku mund të planifikojë të ndjekë gjurmët e Benediktit, duke pasur parasysh problemet e tij të shtuara me lëvizshmërinë që e kanë detyruar të përdorë një karrige me rrota muajin e fundit.

Këto thashetheme u përhapën javën e kaluar kur Françesku njoftoi për tubimin e 21 kardinalëve të rinj të planifikuar për 27 gusht. Gjashtëmbëdhjetë nga ata kardinalë janë nën moshën 80 vjeç dhe kanë të drejtë të votojnë në konklavë për të zgjedhur pasardhësin e Françeskut.

Pas gradiminit të kardinalëve, Françesku do të ketë grumbulluar Kolegjin e Kardinalëve me 83 nga 132 kardinalët që kanë moshën për të votiuar. Ndërsa nuk ka asnjë garanci se si mund të votojnë kardinalët, shanset që ata të gjejnë një pasardhës të Françeskut po bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Në shpalljen e mbledhjes të 27 gushtit, Françesku njoftoi gjithashtu se do të organizonte dy ditë bisedime javën e ardhshme për të informuar kardinalët rreth kushtetutës së tij apostolike të fundit që reformon burokracinë e Vatikanit. Ai dokument, i cili hyn në fuqi të dielën, i lejon gratë të drejtojnë zyrat e Vatikanit, vendos kufizime mandati për punonjësit priftërinj të Vatikanit dhe pozicionon Selinë e Shenjtë si një institucion në shërbim të kishave lokale, dhe jo anasjelltas.

Françesku u zgjodh papë në vitin 2013 me një mandat për të reformuar Kishën Romake. Tani që projekti nëntë-vjeçar është realizuar dhe të paktën pjesërisht është zbatuar, detyra kryesore e Françeskut si papë në një farë mënyre është përmbushur.

Françesku së fundmi ka pasur probleme me ligamente të tendosura në gjurin e tij të djathtë që ia kanë bërë të dhimbshme dhe të vështirë ecjen. Ai u ka thënë miqve se nuk dëshiron t'i nënshtrohet operacionit, e që thuhet se për shkak të reagimit të tij ndaj anestezisë korrikun e kaluar, kur iu hoqën 33 centimetra të zorrës së trashë, shkruan AP.

Lajme të ngjashme