Pamje nga momenti kur Rusia hedh raketë supersonike në aeroportin ukrainas nga Deti i Zi - NACIONALE

Pamje nga momenti kur Rusia hedh raketë supersonike në aeroportin ukrainas nga Deti i Zi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pamjet tregojnë momentin kur Rusia lëshon një raketë supersonike në aeroportin ukrainas nga Deti i Zi.

Imazhet janë marrë nga Ministria Ruse e Mbrojtjes, e cila përmes një deklaratë ka thënë se imazhet tregojnë se si "ekuipazhi i sistemit raketor bregdetar "Bastion" nga bregu i Detit të Zi ka nisur një raketë precize "Oniks" në infrastrukturën ushtarake të Ukrainës."

Raketat Oniks janë mjete lundrimi supersonike kundër anijeve që Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë se e ka përdorur më parë në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes në muajin maj, ka deklaruar se raketat e njejta me precision të lartë janë përdorur për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake pranë qytetit të Odesës.

Lajme të ngjashme