Ministrja boshnjake: Bosnja ka shansin e fundit për të fituar statusin e kandidati - NACIONALE

Ministrja boshnjake: Bosnja ka shansin e fundit për të fituar statusin e kandidati

1 vit më parë

nga NACIONALE

Duke qenë se janë duke e shfaqur tendenca për ndarje në Bosnjë dhe Hercegovinë, tani mund të jetë "shansi i tij i fundit" që vendi ta marrë statusin e kandidatit në BE, ka thënë Ministrja e Jashtme e Bosnjës Bisera Turkoviq, duke paraqitur një pamje të zymtë të vendit të saj thellësisht jofunksional para homologëve të saj në BE të hënën.

“Institucionet tona janë të paralizuara, reformat janë ndalur dhe ne kemi parë hapa konkretë secesionistë,” tha Bisera Turkovic në Bruksel, sipas uebsajtit të lajmeve, klix.ba.

"Politikanët e (dirigjuar) nga Rusia kanë miratuar në mënyrë të njëanshme një sërë ligjesh në entitetin e tyre që bien ndesh drejtpërdrejt me Kushtetutën tonë, me qëllim të destabilizimit të vendit," tha ajo, duke iu referuar gjysmës serbe të Bosnjës, Republika Srpska, e cila ka njoftuar tashmë tërheqjen e saj nga ushtria e përbashkët e vendit dhe sistemi i taksave.

“Statusi i kandidatit në BE është shansi i fundit për Bosnjë-Hercegovinën që të ridrejtojë forcën e saj politike dhe të na mbrojë ne, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën, nga efektet e përhapura të luftës (në Ukrainë),” tha ajo.

Bosnja dhe Hercegovina aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2016. Komisioni miratoi opinionin e tij për aplikimin e vendit për anëtarësim në BE në maj 2019, duke identifikuar 14 prioritete kyçe që vendi duhet t'i përmbushë, të cilat vendi ende nuk i ka përmbushur plotësisht.

Lajme të ngjashme