Merkel flet për luftën në Ukrainë, jep shenja për rikthim në politikë - NACIONALE

Merkel flet për luftën në Ukrainë, jep shenja për rikthim në politikë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjencia gjermane e lajmeve, dpa, ka raportuar se ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke sugjeruar një rikthim të mundshëm të saj në qendër të vëmendjes.

Sipas agjencisë, këto ishin komentet e para gjysmë publike të Merkel që nga largimi nga detyra, të dhëna në një ngjarje të sindikatave të mërkurën vonë.

Raportohet se Merkel është shprehur që e ndjente nevojën për ta trajtuar luftën në Ukrainë, pavarësisht që nuk kishte dhënë komente të tjera.

Dpa gjithashtu citoi ish-udhëheqësen të ketë thënë se ajo mbështetë "të gjitha përpjekjet e qeverisë gjermane, si dhe të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, partnerëve tanë në G-7, në NATO dhe OKB për të ndaluar luftën barbare të sulmit nga Rusia.”

Merkel gjithashtu ka shprehur solidaritet me Ukrainën duke shtuar se e respekton të drejtën e Kievit për t’u vetëmbrojtur.

Bëhet e ditur se 67-vjeçarja ka folur edhe për rëndësinë e unitetit brenda 27 vendeve të Bashkimit Evropian duke thënë se të gjithë duhet të kontribuojnë në këtë qëllim.

Por, dpa gjithashtu shkruan se Merkel ka lënë të kuptohet se ajo mund të rikthehet me ndonjë rol evropian në vazhdim.

Agjencia e citon Merkel të ketë thënë këto fjalë: “Do të më duhet t’i zhgënjej ata që presin që unë të zhdukem”.

Lajme të ngjashme