Italia thërret në takim ambasadorin rus pas kritikave të bëra ndaj mediave - NACIONALE

Italia thërret në takim ambasadorin rus pas kritikave të bëra ndaj mediave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Rusisë në Itali, Sergey Razov, është thirrur nga ministria e jashtme italiane për komentet që kritikuan mediat vendase për mënyrën e raportimit mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Të shtunën (4 qershor), ambasada ruse në Romë shprehu kundërshtimin e saj ndaj asaj që e përshkroi si një fushatë rusofobike "në rritje" në mediat italiane që synon diskriminimin e qytetarëve rusë që jetojnë në vend dhe nxitjen e "ndjenjave anti-ruse".

Kjo vjen pasi Komiteti i Përbashkët për Sigurinë e Republikës, Copasir nisi hetimet muajin e kaluar për "dezinformim" pas pretendimeve se shumë komentues rusë po shfaqeshin në programet televizive italiane.

Ambasadori Ettore Francesco Sequi, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme, duke ndjekur udhëzimet e ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe Palazzo Chigi, thirri ambasadorin rus të hënën dhe kundërshtoi me vendosmëri pretendimet e shprehura në deklaratat e fundit nga Rusia.

Ambasada ruse në Romë u përgjigj përmes rrjeteve sociale, në Facebook, duke komentuar “deklaratat e papranueshme të bëra nga zyrtarë të lartë italianë ndaj Rusisë dhe udhëheqjes së saj.

Ambasada bëri thirrje gjithashtu për “moderim dhe ekuilibër, karakteristika tipike të politikës së jashtme italiane, për të ruajtur marrëdhëniet pozitive dhe bashkëpunimin midis popujve rus dhe italianë në afat të gjatë”.

Në takimin e tyre, diplomatët diskutuan gjithashtu propozimet e Italisë për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë dhe bënë thirrje për zhbllokimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase.

Lajme të ngjashme