Irani lëshon raketë në hapësirë përpara rifillimit të bisedimeve bërthamore - NACIONALE

Irani lëshon raketë në hapësirë përpara rifillimit të bisedimeve bërthamore

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Televizioni shtetëror iranian ka njoftuar të dielën se, Teherani ka lëshuar një raketë me karburant të ngurtë në hapësirë.

Nga mediat nuk është bërë e dihet koha dhe vendi i saktë nga ku është lëshuar raketa, por lëshimi i saj vjen përpara rifillimit të bisedimeve të ngecura mbi marrëveshjen bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore.

E në këtë sfond të tensioneve të ngritura mbi programin bërthamor të Teheranit, i cili po ecën përpara nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, mediat shtetërore kanë transmetuar pamjet dramatike nga shpërthimi.

Lidhur me këtë lëshim ka pasur reagime edhe nga Shtëpia e Bardhë, që tha se ishte në dijeni, por megjithatë veprimet e tilla nga Irani i përshkroi si "të padobishme dhe destabilizuese", duke shtuar se do të përdoren sanksione të reja dhe masa të tjera për të parandaluar përparimet e mëtejshme në prograrim e raketave balistike të vendit.

Lajmi për provën e Iranit, vjen pasi shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, udhëtoi në Teheran në një përpjekje për të ringjallur negociatat mbi programin bërthamor të Iranit që kanë ngecur prej muajsh.

Lajme të ngjashme