Inteligjenca norvegjeze: Të shtënat në Oslo janë një akt i terrorizmit islamik - NACIONALE

Inteligjenca norvegjeze: Të shtënat në Oslo janë një akt i terrorizmit islamik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shërbimet e inteligjencës norvegjeze (PST) përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit kanë njoftuar se po e trajtojnë si një akt terrorizmi islamik të shtënat në të cilën mbetën të vrarë dy persona, e cila ndodhi të shtunën në një lokal të vizituar nga shumica e popullsisë LGBTQ.

I dyshuari u arrestua menjëherë pas sulmit në të cilin mbetën të vrarë dy persona dhe 21 u plagosën. Ai ka një histori të gjatë dhune dhe kërcënimesh, dhe PST ka qenë në radarin e tij që nga viti 2015 në lidhje me shqetësimet rreth radikalizimit të tij "dhe përkatësisë" në një rrjet të ekstremizmit islamik, tha shefi i PST Roger Berg në një konferencë shtypi.

Inteligjenca foli me sulmuesin muajin e kaluar

Policia tha më herët se bëhet fjalë për një shtetas norvegjez 42-vjeçar me origjinë iraniane i njohur për policinë, por për krime të lehta. Sipas Berg, shërbimet e inteligjencës folën me të muajin e kaluar, por nuk vlerësuan se ai kishte qëllime të dhunshme.

PST është gjithashtu i njohur me problemet që lidhen me shëndetin e tij mendor, shtoi ai. Sulmi ndodhi në klubin e natës London Pub në qendër të qytetit të shtunën mbrëma. Klubi i natës i sulmuar është i popullarizuar në mesin e komunitetit LGBTQ.

Policia: Sulmuesi ka vepruar i vetëm

Qytetarët që janë gjendur në vendngjarje kanë ndihmuar në arrestimin e sulmuesve, për çka policia i ka falënderuar.

Policia kontrolloi banesën e sulmuesit dhe u sekuestruan dy armë zjarri të përdorura në sulm. Sipas policisë, të gjitha të dhënat tregojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe më parë kishte vuajtur disa muaj burg për vepra të lidhura me drogën. /Nacionale/

Lajme të ngjashme