Estonia thotë se një helikopter rus ka shkelur hapësirën ajrore të vendit

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Estonia, një anëtare e NATO-s, ka thënë të martën se një helikopter rus i rojes kufitare ka shkeluar hapësirën ajrore të vendit gjatë fundjavës.

Në një deklaratë të lëshuar nga ushtria e Estonisë, thuhet se helikopteri rus MI-8 ka hyrë në zonën ajrore pa leje ditën e shtunë..

Ushtria estoneze tha se helikopteri kishte qëndruar në hapësirën e vendit për gati dy minuta, pa paraqitur ndonjë plan fluturimi dhe me transponder të fikur, gjë që e kishte bërë të pamundur kontaktin e tij me Shërbimet e Navigimit Ajror të Estonisë.

Ushtria po ashtu njoftoi se ndërhyrja, ishte shkelja e dytë e hapësirës ajrore të vendit brenda këtij viti. Ndërsa duke folur për vitin e kaluar u bë e ditur se avionë ushtarakë dhe civilë rusë kishin shkelur hapësirën ajrore pesë herë.

Përveç shkeljeve në Estoni, ditën e premte edhe Danimarka kishte thirrur ambasadorin rus në vend, pasi një anije ushtarake ruse kishte shkelur dy herë në ujërat territoriale të vendit, në ishullin Bornholm të Detit Baltik.

Kjo shkelje kishte ndodhur ndërsa deputetët danezë ishin mbledhur në ishull për një mbledhje vjetore.

Lajme të ngjashme