E ndaluar, por Princ Charles ka pranuar valixhe me 1 milion euro nga një politikan i Katarit - NACIONALE

E ndaluar, por Princ Charles ka pranuar valixhe me 1 milion euro nga një politikan i Katarit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas disa raporteve të fundit nga mediat, Princ Charles ka pranuar personalisht 1 milion euro para të gatshme të futura në një valixhe nga një politikan nga Katari.

Nga raportet thuhet se kjo pagesë ishte një ndër tre pagesat që Princi i Uellsit, kishte marrë nga Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani midis viteve 2011 dhe 2015.

Anëtarët e familjes mbretërore mund të pranojnë çek në emër të bamirësisë, por ata e kanë të ndaluar të pranojnë para si dhurata.

Megjithatë, The Sunday Times, ka raportuar se ish-kryeministri i Katarit me nofkën HBJ, i kishte dorëzuar Charles-it, shuma të mëdha parash kesh në takimet private me të.

Ndërsa, raportohet se në një nga takimet Charles ka marrë një çantë me 1 milion euro, dhe se dy këshilltarë në familjen mbretërore i kanë numëruar paratë me dorë, të cilat përbëheshin nga kartmonedha 500 euroshe.

Më pas mësohet se banka private Coutts, me kërkesë të ndihmësve të pallatit e ka marrë valixhen nga rezidenca e Charles në Londër, duke i depozituar në llogaritë e Fondit Bamirës të Princit të Uellsit.

Është bërë e ditur po ashtu se takimet e princit, nuk figuronin në listën e angazhimeve zyrtare të ndërmarra nga anëtarët e familjes mbretërore, dhe se Princi Charles pas pranimit të këtyre parave kishte vizituar vazhdimisht Katarin.

Lajme të ngjashme