“Drejtësi” izraelite: Ushtarët vrasin palestinezin 16-vjeçar pse i gjuajti me gurë veturat - NACIONALE

“Drejtësi” izraelite: Ushtarët vrasin palestinezin 16-vjeçar pse i gjuajti me gurë veturat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje një palestinez që ishte në grupin e disa personave që refuzuan ta ndalnin hedhjen e gurëve në drejtim të veturave në lëvizje në një rrugë të Bregut të pushtuar Perëndimor, tha të shtunën ushtria izraelite.

Zyrtarët palestinezë thanë se është vrarë një djalë 16-vjeçar, raporton agjencia “Reuters”.

Ushtria izraelite tha se disa të dyshuar kanë hedhur gurë “duke i rrezikuar civilët” që ishin duke drejtuar vetura në një rrugë kryesore afër qytetit Ramallah.

“Ushtarët në vendin e ngjarjes operuan për t’i ndalur të dyshuarit në përputhje me procedurat standarde të operimit, duke e përdorur zjarrin si zgjedhje të fundit”, thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite./Nacionale

Lajme të ngjashme