BE thotë se Kroacia është gati t'i bashkohet eurozonës në vitin 2023
Komisioni Evropian ka thënë se Kroacia ka përmbushur të gjitha kushtet për të adoptuar valutën e përbashkët euro duke filluar nga viti 2023. Ndryshimi i planifikuar do të vijë më pak se një dekadë pasi vendi ballkanik u bashkua me BE.
Është vendosur që Kroacia ta adoptojë valutën euro nga fillimi i vitit 2023, pasi ka përmbushur të gjitha kriteret për t'u bashkuar me eurozonën, njoftoi të mërkurën Komisioni Evropian.
Ky ndryshim do ta bëjë Kroacinë vendin e 20-të evropian që përdor monedhën e përbashkët.
"Sot, Kroacia ka bërë një hap të rëndësishëm drejt adoptimit të euros, monedhës sonë të përbashkët," tha në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Congratulations, Croatia! 🇭🇷
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 1, 2022
Today, Croatia has made a significant step towards joining the euro, our common currency.
The @EU_Commission agrees that Croatia is ready to adopt the euro on 1 January 2023.
We will continue our close cooperation, dear @AndrejPlenkovic.
Futja në përdorim e valutës së përbashkët "do ta bëjë ekonominë e Kroacisë më të fortë, duke sjellë përfitime për qytetarët e saj, bizneset dhe shoqërinë në përgjithësi."
Ndryshimi i planifikuar i Kroacisë nga valuta e saj, kuna, në euro, do të vijë më pak se një dekadë pasi vendi u bashkua me BE-në.
Ndërsa shtetet që i bashkohen BE-së janë të obliguara të përdorin monedhën, ato nuk marrin automatikisht leje për ta bërë këtë. Së pari, ato duhet të plotësojnë një sërë kushtesh ligjore dhe ekonomike, duke përfshirë një deficit të ulët të qeverisë dhe inflacion të qëndrueshëm kundrejt standardeve të BE-së.
Parlamenti Evropian, si dhe 27 vendet anëtare të bllokut, duhet ende të miratojnë vlerësimet e komisionit. Një vendim përfundimtar mund të merret në muajin korrik.
Pritet që Kroacia ta zëvendësojë kunën me euron nga 1 janari.