Vrasja e Marigona Osmanit: Burgim i përjetshëm për Dardan Krivaqën - NACIONALE

Vrasja e Marigona Osmanit: Burgim i përjetshëm për Dardan Krivaqën

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur Aktgjykimin dënues ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejduit. Krivaqa u shpall fajtor për veprën penale, vrasje e rëndë, ndërsa i akuzuari tjetër, për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. Krivaqa u dënua me dënimin kapital "Burgim i përjetshëm", ndërsa i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim.

.. gjatë dy ditëve, me shkop prej druri, ka ushtruar dhunë ndaj tani më të ndjerës, e ka pësuar politrauma, e cila ka pësuar gjakderdhje të jashtme dhe të brendshme.

Dardan Krivaqa, me këto veprime ka kryer vepren penale vrasje e rëndë.

Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të akuzuarit Dardan Krivaqa, për të kryer veprën, vrasje e rëndë.

Krivaqa u lirua nga aktakuza për dhunim.

Çka thanë në fjalën përfundimtare Krivaqa e të tjerët?

I dyshuari kryesor për vrasjen e Osmanit, Dardan Krivaqa, ka thënë se ndihet keq për atë që ka ndodhur. Krivaqa është i dyshuari kryesor për dhunimin e më pas vrasjen e Marigona Osmanit.

Shpreh keqardhje, m’vjen keq për çkado që ka ndodh edhe që i kom lëndu”, ka thënë Krivaqa në gjykatore.

Ckado që thom nuk ka vlerë. Ma shumë se unë që e ka deshtë të ndjerën s’e ka deshtë kërkush”.

Me pasë mujt me e kthy kohën mas krejt, kurrgjo s’kisha dashtë ma shumë”.

Ndërsa, Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka kërkuar që Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, të dënohen me burgim të përjetshëm.

Kjo pasi ata kanë vlerësuar që kjo vrasje është një nga më të rëndat paslufte në Kosovë.

Poashtu, familja e 18 vjeçares Marigona Osmani pritet të kërkojë dëmshperblim dhe do të parashtrojë kërkesë për mbrojtje pasurore juridike pas përfundimit të këtij gjyqi.

Sipas të dëmtuarve, përveq se vrasja e Marigona Osmanit është më e rënda nga paslufta, madje është edhe më mizore se sa që është paraqitur në aktakuzë.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Krivaqës, avokati Admir Salihu, tha se ka marrë komente negative nga publike, për mbrojtjen e të akuzuarit.

“Kam marrë 1 mijë e 800 sms me komente si “pastë gruaja jote fatin e Marigonës, pastë vajza jote fatin e tillë”, tha avokati Salihu.

Salihu thotë se kjo aktakuzë është e ndikuar nga publiku për të paraqitur storie dhe ngjarje të paqena, por që nuk japin gjykimin dhe drejtësinë e merituar. I njejti ka pretenduar se Prokuroria nuk ka arritur ta provoj se tradhëtia ka qenë motivi.

Prokuroria ka dështuar qartazi të provojë motivin, nëse motivi ka qenë tradhtia”, ka thënë tutje avokati Salihu

Lajme të ngjashme