The New York Times: Jack Smithi po bën lëvizje agresive në hetimet kriminale kundër Trumpit - NACIONALE

The New York Times: Jack Smithi po bën lëvizje agresive në hetimet kriminale kundër Trumpit

1 vit më parë

nga NACIONALE

I caktuar para më pak se tre muajve në hetimet ndaj Trumpit, prokurori special po bën lëvizje agresive.

Jack Smith ishte kryeprokuror në Gjykatën Speciale duke i ndjekur penalisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-liderët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e kështu me radhë. Por, prej muajit nëntor ai ka marrë përsipër një rast edhe më të rëndë që mund ta definojë karrierën e tij. Teksti i mëposhtëm është bazuar në tekstin e përgatitur nga The New York Times.

A mblodhi presidenti Donald Trump informacione të detajuara për shtetet e huaja derisa ishte në detyrë? Sa shumë i kërkoi informacionet mbi atë nëse makinat e votimit ishin manipuluar? A dha indikacione se e dinte që po largohej kur mandati i mbaroi?

Këto janë disa prej pyetjeve që hetuesit e Departamentit të Drejtësisë iu kanë drejtuar dëshmitarëve pasi prokurori special Jack Smith mori kontrollin e hetimeve federale mbi përpjekjen e Trumpit për të përmbysur jashtëligjshëm rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe mbi mënyrën se si u mor me dokumentet që iu gjetën pasi e la detyrën.

Përmes intervistave me dëshmitarë, fletëthirrjeve dhe hapave tjera, z. Smith ka bërë lëvizje agresive prej që u caktua në këtë detyrë para tre muajve.

Javën e kaluar ai e ftoi për të dëshmuar edhe ish-Zëvendës Presidentin Mike Pence, një dëshmitar potencialisht kyç mbi veprimet e Trumpit dhe gjendjen e tij mendore në ditët para 6 janarit 2021, kur një turmë që e mbështeste u fut dhunshëm në Kapitol.

Prokurorët që ai udhëheq kanë thirrur edhe një anëtar të ekipit ligjor të Trumpit para jurisë së madhe. Ndërkohë, është intervistuar edhe të paktën një tjetër avokat i Trumpit në lidhje me rastin e dokumenteve.

Prej që është kthyer në Washington nga Haga, ku kishte qenë prokur i krimeve të luftës, z. Smith ka qenë duke e ndërtuar ekipin e tij.

Tre nga anëtarët që i mori – J. P. Cooney, Raymond Hulser dhe David Harbach – ishin kolegët e tij të besueshëm gjatë periudhës së hershme të tij në departamentin e drejtësisë.

Smithi duket se po heton edhe fondacionin “Save America”, përmes të cilës presidenti Trump kishte marrë miliona dollarë me pretendimet e tij të rreme se i ishte vjedhur fitorja në zgjedhje.

Z. Smith ka mbajtur profil të ulët, duke mos bërë paraqitje publike deri tash. Është një stil ku respektohet hierarkia, stil i fituar gjatë kohës së tij si prokuror i krimeve të luftës në Hagë, si prokuror federal në Tennessee dhe mbi të gjtiha gjatë kohës sa udhëhiqte njësitin e integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë.

Ritmi i intensifikuar i aktiviteteve tregon se qëllimi i tij është të përfundojë punën para se të nis fushata për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ndoshta qysh në veri.

Në artikullin e The New York Times thuhet edhe se mekanizmi i prokurorit special “po përdoret shumë matanë asaj që e kishte për qëllim”.

Lajme të ngjashme