“Thaçi nuk jepte urdhra, Shtabi ishte fiktiv” – Halitjaha flet për strukturën e UÇK-së gjatë luftës - NACIONALE

“Thaçi nuk jepte urdhra, Shtabi ishte fiktiv” – Halitjaha flet për strukturën e UÇK-së gjatë luftës

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari Sadik Halitjaha tha se në korrik të 1998-tës Hashim Thaçi e ka vizituar Batalionin e Budakovës dhe se gjatë kësaj vizite sipas tij ai më shumë i ngjante politikanit se një luftaraku.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, Halitjaha tha se ai përpiqej se si zhvillohej lufta vetëm në aspektin teorik.

“Ai është caktuar nga Adem Demaçi apo nuk e di se kush e ka caktuar drejtor të drejtorisë politike në radhe të detyrës mendoj sikur ju që thatë se ai më shumë i ngjante një politikani një komisari se sa një luftaraku i cili vetëm përpiqej vetëm në aspektin teorik se si zhvillohej lufta se çfarë kemi në gjendje, në dispozicion, ku jemi dhe kush jemi”, tha Halitjaha.

Halitjaha tha se vizita e Hashim Thaçit në Budakovë ishte më shumë për kureshtje për shkak të betejave të korrikut të cilat i kishin fituar kundër pushtuesit.

“Ardhja e tij në korrik në Budakovë me tepër ka qenë kureshtje për shkak të dy betejave me 3 korrik dhe me 4 korrik të fituara kundër pushtuesit dhe moralit të madhë që u ngritë nga popullata që të mbushen radhët e UÇK-së, ka ardh dhe ka bërë vizitë në Batalionin e Budakovës”, tha Halitjaha.

“Urdhrat nuk vinin as nga Hashim Thaçi, por nuk vinin as nga të tjerët mjerisht që ne kemi pritë e kemi idealizu një Shtab të Përgjithshëm i cili duhet të jetë krejt funksional i cili duhet të ketë nivelin më të lartë të detyrës i cili realisht ka qenë gati thuaja fiktiv, thuaja fiktiv me shumë pak njerëz, shumë pak njerëz. Nuk besoj që Hashim Thaçin ka pas 2-3 vetë jo më shumë rreth vetës dhe nuk ka mund të bëjë edhe punën që e ka pas të bëjë për detyrë si duhet, por si do qoftë urdhrat nuk kanë ardh prej Hashim Thaçit”, tha Halitjaha.

Lajme të ngjashme