Thaçi kishte dorëzuar raportin mjekësor të Gani Gecit në Hagë, vëllai i tij: Këto janë dredhi, ky është i rrezikshëm - NACIONALE

Thaçi kishte dorëzuar raportin mjekësor të Gani Gecit në Hagë, vëllai i tij: Këto janë dredhi, ky është i rrezikshëm

3 javë më parë

nga NACIONALE

Një raport mjekësor të Gani Gecit lidhur me vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, Hashim Thaçi e kishte dorëzuar në Hagë kur ishte intervistuar.

Raporti, sipas dëshmisë, fliste për gjendjen e tronditjes mendore që ka kaluar Gani Geci.

Për këtë është pyetur vëllai i Gani Gecit, Fadili, në Hagë. Ai ka thënë se këto janë dredhi të Hashim Thaçit.

Nacionale sjell përgjigjet pa ndërhyrje:

Gjyqtari: Në një prej vendeve të kësaj deklarate atij iu kërkua të komentonte për komunikatën 59. Do të shikojmë pjesë të caktuara të intervistës për Prokurorinë. Z.Thaçi jep një përgjigje për Prokurorinë. Ai thotë se çështja e Behajdin Hallaqit është bërë politike dhe është përdorur për motive politike dhe qëllime politike nga të njëjtit njerëz që janë marrë me komunikatën 59. Ai thotë që jam në dijeni që diçka është postuar në internet nga Rexhep Selimi, jam mundur të gjejë diçka nga këto deklarata kundër meje. Ju apo anëtarë të tjerë a janë bashkëpunëtorë të Rexhep Selimit?

Geci: Kurrë, jem kundërshtar politik në esktrem.

Gjyqtari: Z.Thaçi thotë sa më poshtë: Me aprovimin e këshillën e ambasadort Prosper jam mundur të gjejë deklarata e do të jem i lumtur të jap këto deklarata në Prishtinë. Unë kam ose mund të kem një pjesë të asaj që desha të prezantoj, nuk po akuzoj askënd, por dëshiroj që ju ta keni të qartë këtë çështje. Kur e pyesin për këtë zotëriun, e keni fjalën për Rexhep Selimin, ai thotë po. E di që jemi intervistuar të dy për këtë rast në Prishtinë. Për karakterin e z.Selimi do të doja të dorëzoja këtë dëshmi, z.Selimi është i lidhur me komunikatën 59 dhe z.Hallaqi, por ndërlidhet me intervistimet e tij tek organet e drejtësisë në Kosovë lidhur me z.Hallaqi. Më tej thuhet: për këtë arsye dëshiroj të prezantoj çka di unë, dhe opinionet e tij çka thotë për komunikatën 59. Interesat e motivet e ndryshme politike. Më pas, z.Thaçi diskuton artikullin që pretendohet të jetë shkruar nga Rexhep Selimi lidhur me faktin që ai ka thënë se vëllai i juaj është vrasës serik. Z.Thaçi përsëri thotë se Gani Geci ka dhënë deklarata të ndryshme publike dhe dua të iu jap një dokument: unë kam marrëdhënie konstruktive, dhe dua të keni panoramë të plotë me këtë person. Kam edhe një raport mjekësor. A e dini se për çfarë raporti mjekësor që lidhet me vëllain tuaj flitet këtu?

Geci: Vëllai im ka pasur proces gjyqësor që është dënuar 3 vjet e gjysmë burg. Atë dokument mjekësor është vlerësuar se në momente pas gjithë këtyre traumave që ka pasur ai, është shumë i fortë. Ka pasur tronditje psiqike, thuhet në dokument. Për rastin, dhe atë dokument që është e ndaluar, e ka marrë me bo publik ky, edhe me çvlerësu intervistën e Gani Gecit. Nuk e ka ditur që është Fadili vëllai i tij shëndoshë si topi. Është këtu. Gania nuk o vetun. Është njeri i rrezikshëm, me këto dredhi. Ganiu është shëndosh, ka pasur tronditje, është dënuar, e ka kryer burgun, tash është në liri dhe do të vjen këtu.,

Gjyqtari: Pasi dëgjuat ato që ka thënë Thaçi për komunikatën 59, ta ndryshon mendjen për autorin?

Geci: Nuk ma ndryshon. Këto dredhi unë besoj që i kuptoni ju.

Lajme të ngjashme