Skandal: Para seancës në Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kravata
Një zhvillim i paprecedent ka ndodhur në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Para nisjes së seancës së sotme, Jakup Krasniqit i është hequr kravata që e kishte veshur. Nuk dihet nëse ishte kollarja e famshme me shqiponjë e flamur kombëtar.
Shqetësimin e ka ngritur avokatja e Jakup Krasniqit, raporton Nacionale.
“Z.Krasniqi këtë kollare e ka veshur edhe herave të tjera, a mund ta dimë pse i është hequr kollarja?”, tha ajo.
Gjyqtari i rastit tha se do të kërkojnë informacione pse një gjë e tillë ka ndodhur.