Shpërthimi në Zhur ku vdiq një polic: Dy të akuzuar dënohen me nga 12 vjet burg - NACIONALE

Shpërthimi në Zhur ku vdiq një polic: Dy të akuzuar dënohen me nga 12 vjet burg

1 javë më parë

nga NACIONALE

Iran Badalli dhe Arben Gashi janë dënuar me nga 12 vjet burgim (secili) në total 24 vjet burg, për shpërthimin në Zhur ku kishte vdekur polici, Sami Thaqi.

Në këtë rast, Gashi dhe Badalli ngarkoheshin se kanë vendosur mjet eksplodues në shtëpinë e të akuzuarit Badalli në fshatin Zhur, me rastin e bastisjes nga Policia, mjeti kishte shpërthyer ndërsa kishte mbetur i vdekur polici, S.Th, ndërsa të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Bytyqi, si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të martën nga gjykatësja Ajser Skenderi.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Badalli për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, është dënuar me 11 vite burgim efektiv, ndërsa për veprën penale armëmbajtje pa leje u dënua me 2 vite me burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shqiptoi dënim unik në kohëzgjatje prej 12 viteve burgim.

Kurse, Gashi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” është dënuar me 11 vite burgim efektiv, ndërsa për veprën penale armëmbajtje pa leje u dënua me 2 vite me burgim efektiv.

Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik në kohëzgjatje prej 12 viteve burgim.

Lajme të ngjashme