Prej fajdeve, degradimit të mjedisit, BKS e deri te dallaveret me vota: Hetimet e Prokurorisë së Prizrenit brenda pak muajsh - NACIONALE

Prej fajdeve, degradimit të mjedisit, BKS e deri te dallaveret me vota: Hetimet e Prokurorisë së Prizrenit brenda pak muajsh

2 javë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e Prizrenit është kthyer në institucionin më të përmendur muajve të fundit në Kosovë.

Kjo si rezultat i aksioneve që kanë ndërmarrë, hetimeve, arrestimeve e aktakuzave.

Brenda muajve të fundit, Prokuroria ka hetuar e ngritur aktakuza për disa raste të fajdeve, një prej dukurive më të rënda në Kosovë.

Një tjetër aksion tepër i rëndësishëm ishte ai ndaj kompanive që degraduan mjedisin, në Drinin e Bardhë.

“Kemi zhvilluar hetime ndaj personave që kanë degraduar mjedisin. Këta të pandehur kanë vepruar që nga viti 2016. Asnjë prej operatorëve ekonomikë nuk kanë pasur licenca për nxjerrjen e rërës dhe zhavorrit,Përveç hetimeve të detajuara, janë përdorur edhe materiale filmike të mbledhura gjatë ditës dhe natës, të cilat besohet se do të shërbejnë si prova të forta për ndjekjen penale të dyshuarve”, deklaronte kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Sipas tij, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 17 persona dhe janë sekuestruar 38 mjete pune të ndryshme, me një vlerë të përgjithshme rreth 2 milionë euro. Arrestimet janë kryer në zona të ndryshme, që shtrihen nga Krusha e Vogël deri në Landovicë.

Më pas, u krye një prej aksioneve më të mëdha në Kosovë. Kjo lidhur me korrupsionin në Byronë e Sigurimeve.

Prokuroria e Prizrenit kishte mbajtur një konferencë për media, ku kanë dhënë detaje për aksionin e sotëm e në të cilin u arrestuan dy ish-udhëheqës të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Fjala është për Sami Mazrekun edhe Valon Berisha.

Kryeprokurori Petrit Kryeziu kishte deklaruar se hetimet kanë nisur që nga marsi i vitit 2025, dhe më pas janë zgjeruar, duke kulmuar sot me bastisje në 47 lokacione.

“Fjala është për keqpërdorimet qëjanë bërë në Byronë Kosovare të Sigurimeve, cak në mesin e hetimeve janë ish-drejtori i BKSS, dhe ish-drejtori i financave, të cilët duke keqpërdorur autorizimet, iu kanë mundësuar personave vetvetes, të bartin transaksione, ku kanë arritur përfitime të mëdha për vete dhe i kanë shkaktuar dëm të madh Byrosë, kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, dhe ato i kanë përdorur si të mirëqena, duke shkaktuar dëm në vlerë 1 milion e 43 mijë euro”, tha Kryeziu, raporton Nacionale.

Ai bëri të ditur se kanë arritur të gjejnë qindra transaksione të dyshimta, e pagesa që janë bërë nga Byroja pa asnjë dokument të vetëm.

“Ne kemi arritur të sigurojmë 166 transaksione të dyshimta, mesin e tyre, 25 transaksione kanë të bëjnë me 12 persona, me të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore. I kanë kompensuar në vitin 2022-2023, përderisa personat e tjerë vetëm kanë qenë të kompensuar në vitet 2016-2017. Kanë aplikuar edhe 141 transaksione te persona të ndryshëm pa asnjë dokument të vetëm, dhe kanë bartur shuma të ndryshme, më e vogla ka qenë mbi 6 mijë euro, më e larta 68 mijë euro”, tha Kryeziu më tutje.

Në total, janë bllokuar mbi 1 milion e 300 mijë euro, përderisa në aksion kanë qenë të përfshirë rreth 400 policë.

“I kemi pasur 46 persona fizikë, 39 të arrestuar për të cilët Prokuroria ka lëshuar vendim për ndalim. Aksioni i sotëm në krejt Kosovën, nuk ka pasur regjion pa arrestime ditën e sotme. Vlen të theksohet se për sekuestrime, kemi gjetur të holla cash 23 mijë e 700 euro, ari, akesorë, orë të ndryshme, armë, e pajisje elektronike. Kemi bllokuar të holla në vlerë 1 milion e 300 mijë euro. Rreth 400 zyrtarë policorë, 8 prokurorë kemi qenë në terren”, tha ai.

Kryeziu tha se disa të dyshuar janë jashtë Kosovës, andaj hetimet do të vazhdojnë.

“7 prej tyre janë jashtë Kosovës, dhe secili për veprimet që ka bërë, do të përgjigjen. Ne do të kujdesemi që në kuadër të mandatit që kemi, Byronë ta kompensojmë cent më cent, çdo keqpërdorim. Jemi në faze të hershme e mund të kemi vepra të tjera”, tha ai.

E së fundmi, Kryeziu dhe Prokuroria e Prizrenit ndaluan mbi 100 persona për dallavere me vota.

Më shumë se 100 persona u ndaluan ditën e sotme, si të dyshuar për dallavere me vota.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, deklaroi se keqpërdorimi shkon deri në 60 mijë vota.

Ditë më parë kemi paralajmëruar sse manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohet. Secili prej atyre që ka guxuar të fusë duart në votat dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit. Dua ta bëj të qartë se këtu nuk bëhet fjalë për numërimin e votive te subjekteve politike më 28 dhjetor, por bëhet fjalë për manipulime Brenda llojit, aty ku katër subjektet e mëdha politike, kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar se larg syve të policisë dhe prokurorisë mund të manipulojnë dhe mund t’ia dalin pa të keqe. Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave edhe pse KQZ nuk ka ndonjë marzhë tolerance. Këtu nuk bëhet fjalë as për dhjetëra as për qindar, por për mijëra vota të manipuluara dhe falsifikuara”, tha Kryeziu.

Ai bëri të ditur se vetëm një klasë ka qenë pa vota të prekura, duke shtuar se një prej të arrestuarëve, e ka pranuar se kanë bërë dallavere në këmbim të ryshfetit.

“Pra po flasim për komunën e Prizrenit, që janë shtuar 40 mijë e 497 vota dhe janë hequr 27 mijë e 520 vota. Kushdo që guxon t’i futë duar në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohen me forcën e ligjit, sic po ballafaqohen një pjesë e madhe sot. Katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda, janë marrë me procese dhe kanë dalë në stacione policore dhe kanë lëshuar 109 urdhër për ndalime , Sot kemi pasë situate ku kemi pasë edhe dëshmitarë, edhe si kanë ardhë presionet dhe kush ka dhënë e ka marrë ryshfet”, tha Kryeziu.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Krimeve ekonomike, Luan Ibrahimi, ka paralajmëruar arrestime të tjera në vazhdën e këtij aksioni për arrestim të të dyshuarve për vjedhje të votive.

“Në përkrahje të vazhdueshme të Prokurorisë Themelore, ne kemi arritur të arrestojmë dhe të intervistojmë një numër jashtëzakonisht të madh, që mund të konsiderohet një prej operacioneve më të mëdha që ka realizuar ndonjëherë Policia, pra 109 persona. Pritet që të ketë edhe arrestime të tjera, kjo është gjendja deri tani, nuk kemi dicka tjetër me shtu” – ka thënë ai.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, është pyetur nëse do të intervistohen edhe kandidatët për deputetë për të cilët janë dëmtuar nga keqpërdorimi i votive.

“Prokuroria udhëheqet gjithmonë me prova. Deri në këtë fazë po veprojmë ndaj atyre që drejtpërdrejt kanë keqpërdorur votën. Ata kanë vendosur nënshkrimet e tyre. Deri në këtë fazë nuk kemi ndonjë informacion që involvon ndonjë kandidat drejtpërdrejt në ndërhyrje, mirëpo unë besoj që edhe kandidatët do të dëgjohen në Prokurori. Ne kemi dëgjuar edhe deklaratat e tyre që ata nihen edhe të dëmtuar. Prokuroria do t’ua ofrojë edhe këtë mundësi që të japin dëshmi edhe në cilësinë e të dëmtuarve. Përndryshe, do të bëjmë përpjekje maksimale të sigurojmë për secilin prova dhe do të jemi të pakompromis ndaj kujtdo që ka prova” – tha Kryeziu.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka dhënë detaje për operacionit e sotëm ndaj atyre që e kanë prekur votën e kandidatëve për deputet.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se deri me tani janë lëshuar 109 vendime për ndalim.

Sot 4 prokurorët e departamentit të krimeve të rënda janë marrë me procese dhe kanë dal edhe neper stacione policore. Dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim. Pra, deri në momentin që po flasin i kemi 109 të ndalur për vepra penale të falsifikimit të rezultateve zgjedhore, për presion e kanosje e për dhënie e marrje të ryshfetit”, ka thënë Kryeziu.

Lajme të ngjashme