Përfundon dëshmia e dëshmitarit të shtatë në Hagë: Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së vazhdon më 12 qershor - NACIONALE

Përfundon dëshmia e dëshmitarit të shtatë në Hagë: Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së vazhdon më 12 qershor

1 javë më parë

nga NACIONALE

Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë do të vazhdojë më 12 qershor.

Kjo pasi në seancën e sotme ka përfunduar edhe dëshmia e dëshmitarit numër 7.

Ai është marrë në pyetje nga prokuroria dhe avokati i viktimave. Kurse, edhe pse në seancë private, duket se ekipet mbrojtëse nuk e kanë marrë në pyetje këtë dëshmitar.

Dëshmitari 7 ka pretenduar se është ndaluar e plagosur në shpatull nga pjesëtarë të UÇK-së.

Ai ka bërë të ditur se është trajtuar nga një psikol në Zvicër pas problemeve shëndetësore që ka pasur pas ndalimit.

Detaje të tjera lidhur me dëshminë e këtij dëshmitari nuk janë bërë të ditura.

Palët pritet të dorëzojnë parashtrime te trupi gjykues, duke ofruar modele se si mund të mbahen seancat më shumë publike.

Lajme të ngjashme